Deputeti i PD, Igli Cara, i ftuar në SYRI TV , ka ngritur akuza të forta lidhur me projektin e Portit të Durrësit, duke e cilësuar atë si një nga aferat më të rënda jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.
Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se projekti ka devijuar nga funksioni i tij fillestar, duke u kthyer në një kompleks ndërtimesh, ndërsa opozita e konsideron këtë çështje si një problem madhor me pasoja afatgjata për interesin publik dhe ekonominë e vendit.
Igli Cara: Së pari, ju falenderoj juve që e mbani gjithmonë të ndezur këtë çështje sepse është një nga aferat pa diskutim jo më të rënda në Shqipëri, po besoj nuk ka ndodhur kurrë as në Ballkan e as në Evropë, që të marrësh një port, ta falësh dhe t’ia heqësh këtë aset publik kombëtar vendit tënd. Por, duke pasur parasysh dhe ngjarjet e fundit, zhvillimet e fundit, ju e keni paraqitur dhe në emisionet tuaja, në fakt kemi pasur dhe tenderimin e portit të ri, gjithashtu, një skandal më vete i cili nuk arriti të ecte përpara. Kemi pasur një deklaratë të kryetarit të Dhomës së Tregtisë Amerikane për këtë çështje dhe të gjitha këto bën dhe për më tepër dhe zhvillimet e reja, mënyrën se si po avancon Alabarri në portin e vjetër, pa diskutim që si opozitë, nën kujdesin e doktor Berishës u bë dhe ky takim. Për teleshikuesit, për të thënë çfarë u diskutua.
U diskutua pa diskutim çështja e portit aktual të Durrësit të vjetrit, por dhe se çfarë do të bëhet me portin e ri. Zhvillimet janë të shumta. Në fakt, sidomos përsa i përket portit të Durrësit. Më së fundi, ne kemi parë të gjithë tanimë që atë çfarë opozita prej vitesh e ka thënë, që në vitin 2020, kur për herë të parë u bë ligji më 3/9/2020 dhe më pas, që kemi thënë që është tanimë, është më se e vërtetuar. Pse themi që është më se e vërtetuar? Sepse realisht nuk po flitet më për një marinë detare, por po flitet thjesht për një kompleks ndërtimi pallatesh. Janë tre dhe ka filluar dhe e katërta. Mund të them që do të vazhdojë në të njëjtin ritëm me pallate të larta, sipërfaqe të ngushta, po tanimë nuk ka mjaftuar më vetëm porti i Durrësit, ajo sipërfaqe që e kanë bërë me letër. Por tani kanë marrë dhe në det, kanë mbushur detin dhe këtë e kanë bërë pikërisht me lekët e shqiptarëve dhe mbushjen e detit. Pra janë mijëra e mijëra metra katror që durrsakët e vjetër e dinë në zonën e Agipit dhe po vazhdon mbushja, pra nuk, nuk pushon, vjedhja dhe nuk pushojnë paratë publike duke shkuar pikërisht tek miku i Ramës tek Alabari.
Dhe në këtë kontekst, unë besoj që emisioni i sotëm nuk duhet të trajtohet thjesht si një problem që e ka ngritur opozita. Unë besoj që ky është një problem më i madh. Është një problem kombëtar. Se politikanët do të ikin e do të vijnë, por portet bëhen një herë në 100 vite dhe për më tepër pasuri të tilla rëndojnë, japin pasojat në të ardhmen. Pse kemi thënë që në fillim që është një projekt urrejtje? Unë nuk e di, me një fjalë, unë sado që mundohem të gjej fjalë të rënda, e kursej veten se më vijnë fjalë shumë të rënda për të thënë për Ramën, përveçse antikombtar, kriminel e të gjitha, sepse të mendosh që të marrësh një pasuri kombëtare që është minimumi 3 miliardë euro dhe pa llogaritur këtu taksat e bashkisë që janë 231 milionë euro të falura, të gjitha kreditë, të bësh dhe portin e ri që shkon nga 1 deri në 2 miliardë euro. Pra të marrësh pasuri publike rreth 5.5, 5.6 miliardë euro, po e përsëris saktësisht 5.5, 5.6 miliardë euro prona dhe t’ia vesh në përdorim mikut Alabarit, ku nga ana e tij do të jetë vetëm 80 milionë euro dhe ato nuk, dhe ato nuk janë hedhur dhe i ftoj të gjithë mediat të shkojnë t’i pyesin. Akoma. Pas gjashtë vite, zero. Maksimumi të ketë hedhur një shtatëshe po edhe atë e kam me dyshim. Por edhe këtë pastaj, dhe ta propagandosh si një arritje të madhe, ë, në fushën e turizmit dhe të thuash që do të bëhet një mrekulli në Durrës, kjo pastaj është përveçse t’jesh hajdut, përveç dhe të jesh antikombtar, të na bëjnë dhe budallenj. Dhe prandaj i them të gjithë shqiptarëve, ore, nuk është thjesht se po e ngre këtë çështje opozita. Thashë, ne do ikim e do vijmë. Por ajo që po ndodh në portin e Durrësit, do të ketë pasoja në të ardhmen. Se çfarë ndodh? Nuk është thjesht ekonomi.







