Ballina Sport EURO 2024 | Anglia mposht 1-0 Serbinë, vendos goli i Bellingham

EURO 2024 | Anglia mposht 1-0 Serbinë, vendos goli i Bellingham

29
0

Anglia triumfoi minimalisht ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, në Euro 2024.

Kombëtarja e “tre luanëve”, iu fal golit të shënuar nga Jude Bellingham në minutën e 13-të, për të marrë 3 pikët e para në Europian.

Pjesa e parë foli e gjitha për anglezët, që ishin dominues, ndërsa në të dytën, serbët morën lojën në kontroll, duke iu afruar golit të barazimit.

Megjithatë rastin më të mirë për shënim, e kishte sërish Anglia, me Harry Kane, që u ndal nga tranversa në minutën e 77-të.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me kombëtaren e Southgate që festoi fitoren në start.