Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në disa vende të rajonit, përfshirë Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë.
Si pasojë e kësaj greve, priten vështirësi në lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe bllokime të përkohshme në pikat kufitare.
Kjo mund të sjellë vonesa në transportin e mallrave dhe në qarkullimin e kamionëve.
Gjatë kësaj periudhe, përjashtim do të bëhet vetëm për raste të veçanta, si transporti i kafshëve të gjalla, situatat emergjente dhe lëvizja e automjeteve të vogla.
Autoritetet u bëjnë thirrje bizneseve dhe drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht lëvizjet, për të shmangur vonesat dhe problemet në kufi.







