Ballina Sport Kontribut i madh, Lorik Cana merr titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Kontribut i madh, Lorik Cana merr titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

101
0

Këtë të hënë në kryeqytet, u zhvillua Samiti i Diasporës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dha titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, ish kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana. Në fjalën e tij, Cana u shfaq i emocionuar, teksa u shpreh se gjatë jetës së tij ka bërë gjithçka për të bërë krenarë shqiptarët anembanë botës.

“Kur jemi përballë një paneli dhe kemi të mbledhur njerëzit tanë, që kanë spikatur dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ne. Kemi luajtur me stadiume plot me qindra milionë njerëz që na kanë parë.

Unë sot nuk e pranoj vetëm në emrin tim, por në emrin e familjes sime. Babit, Agimit, gjyshërve të mi, Ganiut, xhaxhait tim, deri tek i gjithë. Ky brumë na ka shfrytëzuar.

Ne kosovarët jemi detyruar të emigrojmë. Në këtë Samit të Diasporës, rikthehem si një shqiptar i Kosovës. Kemi emigruar dhe jemi munduar të bëjmë mirë, jo vetëm për familjarët tanë, por jemi munduar të ngremë sa më shumë nderin dhe emrin e shqiptarëve.

Kjo besoj se ka qenë krenaria më e madhe që unë kam përjetuar dhe familjarët e mi. Duke pasur një mjet si futbolli, aty kupton se përgjegjësia është e madhe. Unë kam 10 vite që jam në pension. Kur ia them këtë njerëzve, ata qeshin. Është një jetë e tërë, ku dashuria dhe kontributi për atdheun nuk mungon asnjëherë. Jemi munduar ta ngrejmë komunitetin tonë”, u shpreh Cana.