Ballina Politika Deklaratë publike/ Reduktimi me 40% i flotës së transportit publik, zhvillim alarmant...

Deklaratë publike/ Reduktimi me 40% i flotës së transportit publik, zhvillim alarmant që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve dhe aktivitetin ekonomik të vendit

216
0

Nga nesër, reduktimi me 40% i flotës së transportit publik është një zhvillim alarmant që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve dhe aktivitetin ekonomik të vendit.

Si anëtar i Kryesisë së Partisë Mundësia, e konsideroj këtë situatë si pasojë të një dështimi të qartë të politikave shtetërore ndaj një sektori jetik. Rritja e çmimit të karburantit, mungesa e mbështetjes konkrete dhe indiferenca institucionale kanë sjellë sot transportin publik në prag kolapsi.

Kjo nuk është më një çështje vetëm e operatorëve privatë. Kjo është një krizë publike që kërkon reagim të menjëhershëm dhe përgjegjësi politike.

Unë shpreh mbështetjen time të plotë për operatorët dhe punonjësit e sektorit, si dhe për qytetarët që çdo ditë varen nga ky shërbim. Është e papranueshme që ata të mbeten peng i paaftësisë dhe mungesës së vullnetit për të vepruar.

I bëj thirrje qeverisë:

– të ndërhyjë urgjentisht me masa konkrete për subvencionimin e karburantit,
– të ulë barrën fiskale për transportin publik,
– të garantojë vazhdimësinë dhe stabilitetin e shërbimit për qytetarët.

Në të kundërt, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për sektorin, por për gjithë ekonominë dhe jetën sociale në vend.

Transporti publik është një e drejtë bazë, jo një luks.

Heshtja dhe mosveprimi sot janë bashkëfajësi në krizën e nesërme.

Klevi Elezi
Anëtar i Kryesisë
Partia Mundësia