Ballina Lifestyle Sydney Sweeney habit fansat me rrobat e markës së saj të të...

Sydney Sweeney habit fansat me rrobat e markës së saj të të brendshmeve

93
0

Sydney Sweeney ka përdorur markën e saj të të brendshmeve për t’u shndërruar në një qen në debutimin e sezonit të tretë të “Euphoria”.

Të dielën në mbrëmje, personazhi i saj në “Euphoria” u pa duke veshur një korse nga linja e saj SYRN, me veshë qeni, bisht dhe grim në fytyrë për t’u dukur si hundë qeni. Faqja zyrtare e “Euphoria” në Instagram publikoi një foto të saj me këtë veshje.

Cassie mbante gjithashtu një jakë me zinxhir dhe pranga në kyçe. Skena hapet me narracionin e Zendaya-s: “Ajo kalonte kohën e lirë duke u përpjekur të bëhej e famshme në TikTok.” Seriali e paraqet Kesin si modele në OnlyFans.

Në skenën e parë, personazhi i Sweeney-t shfaqet duke u filmuar nga punonjësja e shtëpisë, ndërsa shtiret si qen, që videoja të ngarkohet në internet.

Sweeney flet me personazhin e Jacob Elordit, të fejuarin e saj Neitin, për përfitimet financiare që sheh nga publikimi i përmbajtjeve online. Në një skenë në dhomë gjumi, ajo tregon korsenë e saj SYRN dhe thotë: “kjo markë mund të më sponsorizojë… quhet monetizim.”