Ballina Kronika Plagosën rëndë një person, arrestohen dy persona në Kamëz

Plagosën rëndë një person, arrestohen dy persona në Kamëz

73
0

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Double”, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Operacioni u finalizua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e të dyshuarve.

Në pranga ranë shtetasit:

I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;

B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas policisë, ndaj tyre është ekzekutuar urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës më 15 prill 2026, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se më 3 prill 2025, dy shtetasit kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.