Ballina Politika “Shkolla të papërfunduara”/ Cara akuza për rindërtimin, Balla: Hodhët në erë Gërdecin,...

“Shkolla të papërfunduara”/ Cara akuza për rindërtimin, Balla: Hodhët në erë Gërdecin, e mbyllët me ca para në dorë

127
0

Opozita dhe mazhoranca u përfshinë në Kuvend në debate për rindërtimin. Deputeti i qarkut të Durrësit, Igli Cara akuzoi se procesi i rindërtimit ende nuk është mbyllur pas 7 vitesh.

“Në Durrës procesi i rindërtimit, nëse flasim për ato që na janë bërë dhuratë, janë futur tani pas 7 viteve vetëm se atë pjesë që kishte për detyrë qeveria, të lidhte ujin dhe energjinë, nuk bëhej.

Sot kemi denoncuar raste kur ky proces është abuzuar duke bërë investime në letra dhe jo në terren. Prandaj kemi kërkuar komision hetimor, si në parlament dhe në këshillin bashkiak të Durrësit.

Kemi shkolla të papërfunduara. Kemi një gjimnaz, kryesorin në Durrës, ka 7 vite që nuk është rindërtuar. Nxënësit e bëjnë shkollën me 2 turne”, tha Cara.

Përgjigjen e mori nga Taulant Balla, i cili tha se 7 vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntor 2019, 90% e procesit të rindërtimit është mbyllur. Balla solli në vëmndje maskarën e Gërdecit, duke thënë se është shembulli që tregon ndryshimin mes qeverisë së PS dhe mënyrën se si ka qeverisur PD. Balla tha se Gërdecin e hodhën në erë, vranë 26 persona dhe nuk nërtuan asnjë shtëpi, por e mbyllën historinë me ca para në dorë.

“Çdo shkollë sipas jush e parindërtuar pas tërmetit, por 44 shkollat e tjera që janë ndërtuar pse nuk i thua ti? Europa, Europa, me ju do shkojmë s’kemi ca bëjmë. Është fakt 44 shkolla të reja vetëm në bashkinë Durrës nga kjo qeveri pas tërmetit. Ju u ankuat për 1, unë po flas për 44. E di ti, se sa apartamente u janë dhënë qytetarëve vetëm në Spitallë, 570 apartamente.

Është fakt, vetëm në Spitallë, tani të vish e të bësh gjithë atë zhurmë, unë nuk e di emrin e asaj shkollës, por di shifrat që ka dhënë qeveria. 44 çerdhe e kopshte të ndërtuara në Kamëz, të reja, akull të reja, projektet janë të BE. Nuk e shoh Xhelalin, se do jetë duke mbledh ndonjë për nesër, të ftoj t’i vizitojmë të gjitha shkollat e Kamzës.