Ballina Kulturë Zbulohet vendndodhja e saktë e shtëpisë së William Shakespeare në Londër

Zbulohet vendndodhja e saktë e shtëpisë së William Shakespeare në Londër

78
0

Adhuruesit e William Shakespeare ose ata që e kanë parë së fundmi “Hamletin” e dinë tashmë se dramaturgu legjendar ishte nga Stratford-upon-Avon. Megjithatë, ai fitoi famë në Londër, megjithëse shumë pak gjurmë të jetës së tij kanë mbetur në kryeqytetin britanik.

Një hartë e shekullit të 17-të e zbuluar rishtazi ofron të dhëna të mëtejshme mbi jetën e tij në Londër, duke përcaktuar për herë të parë shtëpinë e vetme që Shekspiri bleu në qytet dhe ku ai mund të ketë punuar në shfaqjet e tij të fundit.

Një specialiste e letërsisë së Shekspirit, profesoresha Lucy Munro nga King’s College në Londër, gjeti vendndodhjen e shtëpisë së vogël që shkrimtari bleu në vitin 1613 në arkivat e Londrës.

Një foto arkivore e pashënuar tregon një plan dyshemeje të shekullit të 17-të që tregon për herë të parë vendndodhjen e shtëpisë së Shekspirit në Londër.

Ajo zbuloi tre dokumente: dy nga arkivi i qytetit dhe një nga arkivi kombëtar, të cilat ofrojnë informacione shtesë.

Prona përfshinte atë që tani është pjesa lindore e Ireland Yard, pjesa e poshtme e Burgon Street dhe pjesë të ndërtesave në 5 Burgon dhe 5 St Andrews Hill.

Zbulimi do të thotë gjithashtu se pllaka blu kushtuar Shekspirit në kodrën St Andrews nuk është më vetëm “pranë” vendit të shtëpisë së tij në Londër, por ndodhet pikërisht aty ku ndodhej dikur.

Dy dokumentet e tjera i referohen shitjes së një prone në lagjen Blackfriars në vitin 1665 nga mbesa e Shekspirit.

Nuk është plotësisht e sigurt nëse Shekspiri jetoi vërtet në atë shtëpi në Londër apo thjesht e kishte dhënë me qira. Megjithatë, Munro thotë se madhësia e shtëpisë dhe vendndodhja e saj vetëm pesë minuta larg Teatrit Blackfires, sugjeron se ai mund të ketë kaluar më shumë kohë në Londër drejt fundit të jetës së tij sesa mendohej më parë. Besohet se ishte atje që ai mundi të punonte në dramat e tij të fundit, “Henry VIII” dhe “Dy kushërinj fisnikë”, të cilat i shkroi në bashkëpunim me John Fletcher.

Shekspiri i përdori të ardhurat nga dramat e tij për të ndërtuar një shtëpi familjare në Stratford, tani e shembur, rreth 160 kilometra në veriperëndim të Londrës. Ai vdiq atje në vitin 1616, në moshën 52 vjeç.