Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Astit pranë Torinos, ku një burrë 59-vjeçar shqiptar qëlloi dhe vrau ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj të ri, më pas kreu vetëvrasje duke u hedhur nga një kullë.
Vrasësi, 59-vjeçari Astrit Koni, dhe gruaja Drita Koni, të dy me origjinë shqiptare, jetonin në Itali prej 20 vitesh.
Astriti punonte si kopshtar në kështjellë, nga e cila u hodh duke gjetur vdekjen. Mediat italiane priten të japin më shumë detaje rreth ngjarjes.
Viktimat janë Drita Koni dhe partneri i saj aktual, Bardhok Gega edhe ai shqiptar. Autori i dyshuar është Astrit Koni, 59 vjeç, gjithashtu shqiptar, banues në Itali prej rreth njëzet vitesh dhe i njohur në zonë me emrin Arturo. Ai konsiderohej një person i qetë dhe i integruar në komunitetin lokal, i angazhuar në mirëmbajtjen e gjelbërimit të kalasë, një strukturë historike që dominon fshatin.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, burri ka shkuar te ish-bashkëshortja dhe partneri i saj në një zonë rurale në periferi të fshatit, pranë një toke ku ndodheshin disa koshere bletësh për të cilat kujdesej çifti. I armatosur me një ronkolë, një mjet bujqësor i përdorur zakonisht në punët e fushës, ai dyshohet se i ka goditur për vdekje. Trupat janë gjetur pranë njëri-tjetrit, në një hendek, në orët e vona të paradites.







