Ballina Europë 5 viktima nga sulmi i armatosur në një market në Kiev, Zelensky:...

5 viktima nga sulmi i armatosur në një market në Kiev, Zelensky: Autori i masakrës është vrarë

83
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit të armatosur në një market në Kiev, ku u vranë të paktën 5 persona. Zelensky deklaroi se policia vrau autorin e sulmit.

“Aktualisht, dhjetë persona janë të shtruar në spital me plagë dhe lëndime. Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Katër pengje u shpëtuan. Hetimet po vazhdojnë. Hetuesit e Policisë Kombëtare dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës po punojnë”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu shtoi se urdhëroi Ministrin e Punëve të Brendshme dhe kreut të Policisë Kombëtare të Ukrainës “t’i ofrojnë publikut të gjitha informacionet e verifikuara në lidhje me këtë rast”.