Ballina Rajoni Plas debati në Greqi, akuza të rënda për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare!...

Plas debati në Greqi, akuza të rënda për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare! Infermierja thotë se Myrto ndërroi jetë pasi nuk mori ndihmë mjekësore

118
0

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare Myrto në Greqi, e cila ndërroi jetë pas një arresti kardiak që i goditi zemrën për shkak të mbidozës së kokainës që ajo kishte marrë, ka ngjallur debat në vendin fqinj.

Në një nga studiot televizive të mediave vendase, një infermiere e spitalit ku 19-vjeçarja u dërgua në tentativë për t’i shpëtuar jetën, ka ngritur akuza se e reja shqiptare vdiq pasi sipas saj ajo nuk e mori në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për deklaratat e infermieres ka reaguar menjëherë Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis, i cili njoftoi se do të ngrinte një padi për shpifje. Ndërsa më tej ai theksoi se nëse konfirmohet se kemi pasur një shpifje të tillë të Sistemit Kombëtar Shëndetësor për arsye të një mosmarrëveshjeje personale të një mjeku kundër një tjetri, personi që ka bërë ankesën e rreme nuk do të ketë më vend në Sistemin Kombëtar Shëndetësor.

Ankesa për vdekjen e 19-vjeçares u bë në emisionin e Petros Kousoulos, ku personi që ngriti padinë u shfaq në cilësinë e një infermiereje.

Reagimi i punonjësve, veçanërisht i infermierëve të spitalit në fjalë ishte i menjëhershëm. Me të dëgjuar zërin e saj, ata kuptuan se ishte një mjeke tjetër në spital dhe ankesa lidhej me kolegen e saj , e cila mori pjesë në përpjekjen e mundimshme për të shpëtuar vajzën, në Departamentin e Urgjencës.

Sipas tyre, dy gratë infermiere kishin një përballje personale dhe një person i tretë dyshohet se është i përfshirë në këtë rast.

Ankesa e infermieres së supozuar u përhap me shpejtësi në mediat sociale, duke bërë që një pjesë e publikut ose ta pranonte përmbajtjen e saj ose të paktën të dyshonte nëse Myrto mori trajtimin e duhur kur mbërriti në spital.

Por dukomentet e publikuara nga Ministri i Shëndetësisë, vajza u intubua menjëherë dhe u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme njerëzore për ta mbajtur gjallë. Ndësra mësohet se ajo ka mbërritur në spital me një atak kardiak dhe për këtë arsye kardiologët dhe anestezistët nxituan atje.

Reagimi i Adonis Georgiadis ishte i menjëhershëm, ai nxitoi të urdhëronte një EDE dhe të mohonte atë që u tha nga infermierja e supozuar.

Për këtë situatë, të gjithë infermierët e spitalit u bënë bashkë dhe nënshkruan një deklaratë ku deklaronin se asnjëri prej tyre nuk qëndronte pas ankesës anonime.

Ditën e djeshme, dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçares në katedralen e qytetit, mes dhimbjes së thellë.

Babai i saj ka dhënë një deklaratë rrëqethëse për mediat, ku ka folur për humbjen tragjike të vajzës, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen e rëndë.