Ballina Sport Legjenda e United kritikon Cityn: Mos festoni para kohe, titulli s’është i...

Legjenda e United kritikon Cityn: Mos festoni para kohe, titulli s’është i juaji

94
0

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër festimet e lojtarëve të Manchester Cityt pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit, duke i cilësuar ato si të tepruara dhe të parakohshme.

Edhe pse City ngushtoi diferencën në vetëm tre pikë, Rooney paralajmëroi se ky gëzim i shfrenuar mund t’u kthehet në boomerang: “Mendoj se festimet ishin paksa të tepruara. Është paksa e parakohshme dhe kjo mund t’u kthehet në dëm”, u shpreh ai në “Match of the Day”, duke shtuar se orari i vështirë i Cityt mund t’i bëjë ata të gabojnë rrugës.

Pavarësisht humbjes në “Etihad”, Rooney beson se titulli mbetet në duart e Arsenalit dhe u bëri thirrje tifozëve londinezë të qëndrojnë pranë ekipit në pesë ndeshjet e mbetura.

Ai pranoi hapur se nuk dëshiron që City të shpallet kampion, ndërsa vuri në dukje se Arsenali ka një kalendar më të favorshëm: “Dua që Arsenali ta fitojë ligën. Nuk dua që Man City ta fitojë.

Tifozët e Arsenalit duhet të mbështesin ekipin e tyre, rëndësia e kësaj është masive”.

Sipas parashikimeve të Opta-s (inteligjenca artificale), “Gunners” mbeten favoritë me 69% shanse për titull.