Ballina Europë “Nëse bie ti, edhe unë bie bashkë me ty”, polici në Ankona...

“Nëse bie ti, edhe unë bie bashkë me ty”, polici në Ankona shpëton një burrë që tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga shkëmbi

141
0

Një histori me një fund të lumtur vjen nga Osimo, në provincën e Ankonës.

Një burrë që kishte ndërmend t’i jepte fund jetës së tij u shpëtua nga një oficer i karabinierisë në detyrë, i cili gjeti një mënyrë për të komunikuar me të dhe në fund e vuri veten në rrezik për të parandaluar tragjedinë.

Ai lidhi duart me pranga me personin që po tentonte të hidhej nga shkëmbi, duke u shprehur se “nëse bie ti, edhe unë bie bashkë me ty”.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, të dielën, më 19 prill, pranë portit turistik të Numanës. E gjitha filloi me thirrjen për ndihmë të gruas së tij, e cila telefonoi 112 për të kërkuar ndërhyrje të menjëhershme: burri i saj i kishte thënë asaj nëpërmjet një sërë mesazhesh në WhatsApp se po planifikonte të kryente vetëvrasje .

Duke folur me oficerët, gruaja e dëshpëruar shtoi gjithashtu se kishte dëgjuar zhurmën e pagabueshme të valëve. Prandaj, burri duhet të ketë qenë afër detit.