Në një deklaratë për mediat anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, Ilirjana Kuçana, u shpreh se në Portin e Durrësit po zhvillohet një skemë e qëllimshme bllokimi dhe paralizimi të aktivitetit, e cila sipas saj synon të çojë drejt uzurpimit të një prej pasurive më të rëndësishme kombëtare.
Ajo akuzoi qeverinë Rama, si dhe strukturat drejtuese të portit, se përmes justifikimeve teknike si mungesa e furnizimeve dhe vonesat artificiale në shkarkimin e kontejnerëve, po dëmtojnë funksionimin normal të portit dhe po krijojnë pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.
Sipas saj, qëllimi përfundimtar është zhvendosja e aktivitetit drejt interesave private dhe favorizimi i një grupi të kufizuar përfituesish pranë pushtetit, duke cenuar kështu interesin publik dhe pasurinë strategjike të vendit.
Fjala e plotë:
Jemi sot këtu në port tek porti i Durrësit. Siç e dini Partia Demokratike ka zhvilluar ë disa ditë më përpara një tryezë ku ka folur pikërisht për portin e Durrësit. Ka folur pikërisht për këtë pasuri kombëtare e cila është drejt uzurpimit. Ka folur pikërisht për këtë pasuri kombëtare ku Edi Rama dhe klika e Edi Ramës ka filluar shkatërrimin e portit të Durrësit. Jemi këtu për t’ju evidentuar problematika të cilat kemi folur në këtë tryezë dhe në shumë denoncime të bërë nga Partia Demokratike. Nga zoti Berisha, nga deputetë, nga përfaqësues të Partisë Demokratike të cilët e kanë denoncuar vazhdimisht portin e Durrësit. Atëherë jemi këtu për t’ju bërë me dije qytetarëve se prej katër ditësh porti i Durrësit është i bllokuar. Është i bllokuar me pretendimin se nuk ka naftë për vinçat, se ka mungesë stekrash, të cilat është thjesht justifikim.
Kjo është e qëllimshme për të marrë peng portin e Durrësit, për të shkatërruar dhe për të filluar nisjen e shkatërrimit të portit të Durrësit në mënyrë që kontejnerët dhe anijet të zhvendosen diku tjetër, në mënyrë që shqiptarëve t’ju rritet edhe çmimi, sepse nëse do shkojnë dhe do ankorohen në një port tjetër, do duhet që çmimi i mallrave t’ju shtohet shqiptarëve dhe në shportën e shqiptarëve të ketë rritje çmimesh. Unë do t’ju sjell edhe denoncimin tjetër i cili është bërë për gjashtë korsitë e rrugëve. Ju e dini që tashmë është bërë me tre korsi dhe pritet të bëhet me dy korsi. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të pasurisë kombëtare. Porti i Durrësit është jetik, jo vetëm për Durrësin por është jetik për Shqipërinë. Është porta hyrëse dhe imagjinojeni sot në portën hyrëse e cila ekonomia e vendit është e paralizuar prej katër ditësh. Kjo qeveri dhe ky kryeministër flet për Shqipërinë europiane.
Ky kryeministër flet për trenin europian. Në mënyrë të drejtpërdrejtë bëj, akuzoj Drejtorinë Portuale të Durrësit. Akuzoj në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin e vendit Edi Rama, se kjo është në mënyrë të qëllimshme për të bllokuar portin e Durrësit dhe për ta uzurpuar portin e Durrësit. Unë ju bëj me dije, vetëm pak metra më larg kemi aferën tjetër korruptive Velierën, nga ana tjetër kemi Tidin, nga ana tjetër kemi portin e Durrësit. Pra Edi Rama ka vendosur që durrsakët t’i përzëjë natën, jo ditën. Prandaj më lejoni që t’ju bëj një thirrje të gjithë, më lejoni t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Durrësit por të gjithë Shqipërisë, pasi porti i Durrësit është pasuri kombëtare dhe duhet ta mbrojmë si pasuri kombëtare.
Nga ana tjetër, më lejoni t’i bëj një thirrje shoqërisë civile të jetë në mbështetje të kësaj pasurie kombëtare. Më lejoni që t’i bëj një thirrje institucioneve të drejtësisë, në veçanti SPAK-ut ku ne do të depozitojmë një kallëzim për marrjen, uzurpimin dhe rrëmbimin, vjedhjen e pronës publike. Në çdo vend të botës ju jepet porteve, ju jepet hapësirë publike, në këtë vend ju merren rrugët, ju merret porti për t’ia dhënë oligarkëve dhe ndërtuesve të radhës, në mënyrë që të përfitojnë dhe një grusht njerëzish rreth Edi Ramës të përfitojnë dhe t’i maksimizojnë votat e tij për të qëndruar sa më lart në pushtet. Nuk mjaftojnë dhe nuk kemi të sosur me aferat korruptive që kjo qeveri bën nga dita në ditë. Prandaj, të dashur qytetarë, jemi këtu dhe do të jemi këtu, jo vetëm në portin e Durrësit, po kudo ku ka cënim të interesit publik, interesit qytetar. Aq më tepër ku bëhet fjalë për një vjedhje e cila është pasuri kombëtare. Prandaj ne kemi denoncuar dhe do vazhdojmë ta denoncojmë portin e Durrësit.
Do të jemi këtu për t’ju theksuar dhe njëherë qytetarëve të Durrësit se drejtori i portit të Durrësit të mos rrijë të pijë vera me Edi Ramën, as të mos tallet me qytetarët, por t’i shërbejë interesit publik, t’i shërbejë qytetarëve dhe të mos bllokojë kontejnerët të cilët në një gjendje normale do i duheshin vetëm 20 minuta në shkarkimin e një kontejneri. Sot kemi mbi tre orë që bën shkarkimin një kontejner dhe kjo është e qëllimshme në mënyrë që këta të mërziten dhe të shkojnë diku tjetër.







