Ballina Kronika Alarmi nga prindërit për dy gra iraniane që vëzhgonin fëmijët në shkolla,...

Alarmi nga prindërit për dy gra iraniane që vëzhgonin fëmijët në shkolla, policia del me reagim zyrtar

120
0

Pas publikimit të dy videove në rrjetet sociale, ku shfaqeshin dy gra iraniane, që dyshoheshin se afronin të miturit me qëllim rrëmbimin apo kryerjen e ndonjë veprimi tjetër të, ka reaguar Policia e Shtetit.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Duke marrë shkas nga një lajmi i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit nisën menjëherë me iniciativë, verifikimet dhe hetimet përkatëse.

Si rezultat i veprimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar.

Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.