Ballina Kronika E rëndë në Tepelenë/ 27-vjeçarit i shpërthen granata në dorë, dy të...

E rëndë në Tepelenë/ 27-vjeçarit i shpërthen granata në dorë, dy të rinj në gjendje kritike për jetën

68
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, pjesë e bashkisë Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake, një 27-vjeçar ka qenë në një kasolle ku dyshohet se mbaheshin granata, kur njëra prej tyre ka shpërthyer në dorën e tij. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime shumë të rënda dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart. I riu është transportuar fillimisht drejt spitalit dhe më pas është nisur me urgjencë për në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i ri, rreth të 20-ave, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Ai ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar në spitalin e Gjirokastër, ndërsa pritet që edhe ai të transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Dyshohet se lënda shpërthyese ndodhej në kasollen ku ndodheshin të rinjtë në momentin e incidentit, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.