Ballina Politika Berisha: Jet Bank është banka e familjes Rama për të qarkulluar Bitcoin-in

Berisha: Jet Bank është banka e familjes Rama për të qarkulluar Bitcoin-in

82
0

Duke ju pergjigjur interesit të medieve gjatë konferencës së shtypit, kreu demokrat dha qëndrimin e PD për Jat Bank.

Kjo, “është banka e familjes Rama për të qarkulluar Bitcoin-in”. Tha lideri i opozitës.

Sali Berisha: Historia e bankës digjitale është një histori disavjeçare, të cilën me të drejtë Banka e Shqipërisë e ka kundërshtuar.

Tani, Banka e Shqipërisë e ka kundërshtuar, kurse Edi Rama ka insistuar në mënyrën më patologjike. Në këtë kontekst, në qoftë se mund t’i vihet një emër kësaj banke, në këtë kontekst, kjo është banka e familjes Rama.

Historiku është ky. Gjashtë vite më parë, apo ndoshta dhe më shumë. Jo, gjashtë vite më parë, Ardian Çela deklaroi në parlament, në rast se ju kujtohet, se kuçedrat e energjisë, kuçedrat e kaskadës janë shtëpitë e barit dhe shtëpitë e Bitcoinit. Ju kujtohet kjo? Dhe se në atë kohë, në atë kohë, ekzistonin një seri të dhënash se në afërsi të hidrocentraleve, ishin vendosur kontejnerë, shtëpi Bitcoini, që e duan korrentin konstant e të tjerë e të tjerë me radhë.

Pas kësaj, ka historinë e vet kjo, prandaj e kërkonte Edi Rama me çdo kusht bankën. Armand Josifi, ortak me, me Olsi Ramën, siç e dini publikisht, në Pegasus, këshilltar i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, me shpejtësi të madhe rriti rrjetin e call center-ave. Çfarë ndodhi në atë kohë? E ndiqja. Në atë kohë, vraponin tatimorët tek call center-at, i dyllosnin dhe punonjësit kalonin të gjithë tek Amant Josifi, të mbrojtur.

Atyre u thuhej, dhe janë denoncuar këto, hajde punoni tek ne se ne shteti nuk na lë, sepse ishte Olsi Rama mbrojtësi. Në atë kohë, mashtrimi me call center arriti përmasa disa miliarda në kuadrin e grupit Milton. Besoj ju kujtohet, Milton. Një grup me degë në Ukrainë, në Shqipëri e të tjerë, po kjo, qendra e fuqishme ishte Shqipëria.

Amant Josifi kishte një rrjet i tërë, kishte një person, Enea, i cili ishte i specializuar në konvertimin e Bitcoinit në monedha të tjera. Prit. Këta, e dini mekanizmin si vjedhin. Një vjedhje shumë e ulët. Bëjnë reklamin që sill Bitcoinin tënd këtu, ta zëmë Bitcoini kushton 30,000 euro, dhe do ta marrësh me 35,000 euro.

Pensionistët, apo dhe jo pensionistë, e depozitojnë në kuletën digjitale të tyre dhe ata, dhe aty mbetet imazhi i Bitcoinit, po Bitcoini zhduket. Dhe ata shohin dhe kontrollojnë dhe kujtojnë se janë në rregull, kujtojnë se e kanë Bitcoinin në vëzhgim. Bitcoini ka përfunduar në Dubai. Bitcoini i tyre ose është kthyer në euro.

Të gjitha këto i kemi denoncuar. E dini ju. Doli skandali, Amant Josifi ia mbathi për Dubai. Thonë e përcolli Olsi Rama. Nuk jam njeriu që kontrolloj dot ato pikat e kalimit të kufirit. Por, avokati i Amant Josifit, Altin Troplini, Hajri, Farruku dhe Gjokaj, gjer sot nuk e kanë marrë në ndjekje Amant Josifin. Jo. Çfarë tha i papërgjegjshëm, i korruptuar, turp? Jo tha, ai veprimtari nuk ka ndodhur në Shqipëri.

Domethënë, si të thuash, janë vjedhur të tjerë. Domethënë po të shkojnë shqiptarët e të vrasin të tjerë apo të vjedhin atje, këtu nuk, këtu ligji u thotë bravo. Kjo ishte logjika e plaçkitësit. Po kjo është e vërtetë, siç jua them. Siç jua them. Dhe, pse nuk hetohej Amant Josifi?

Se ishte Olsi Rama. Ishte Olsi Rama, njeriu i, njeriu, menaxheri i Amant Josifit. Prit. Amant Josifi, një gjykatës spanjoll, se ne nuk lëshuam as mandat arresti ndërkombëtar për të, fare. Fare. Lëshon mandat arresti ndërkombëtar dhe gjendet në Dubai dhe arrestohet në Dubai.

Përsëri Altin Troplini thotë, jo, ne nuk kemi hetim, do ta bëjë, do ta bëjë autoritetet spanjolle. Kishte kryer veprimtari kriminale miliarda euro dhe ky deklaronte se nuk do ta hetonte. Pra, këto janë çështjet, dhe më në fund, pas këtyre veprimtarive, ju duhet ta dini se call center-at plaçkitëse janë fenomeni më, ndër më kriminalët në Shqipëri. 24 orë mbi 24 orë.

Qindra e qindra qendra plaçkitëse. Qindra e qindra. Qendra plaçkitëse. Vjedhin qytetarët italianë, francezë, gjermanë, austriakë e me radhë. Dhe këto para tani kalojnë në bankën Rama. Bankën e familjes Rama. Quhet Jet a po si, s’ka rëndësi. Është bankë e këtyre, ata janë fonjo, të gjithë janë të krijuar.

Kjo është bankë në funksion të familjes Rama. Me Bitcoinin e ka në Shqipëri, e menaxhon familja Rama. Plaçkitjen e call center-ave. Tani për Olsin thonë, po nuk mund të them, se ngaqë janë bërë aq të shumta, Olsi është licensuesi i tyre. Ato vjedhin shuma të rralla. Minimumi 30 milionë euro në muaj secila.

Qytetarëve, e kuptoni ju se si jemi bërë ne? Ndaj dhe banka.