Ballina Politika Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Meta paraqit...

Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Meta paraqit kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit!

96
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë mbi trajtimin e të paraburgosurit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Në parashtrimet e mbrojtjes arsyetohet se për nga mënyra se si trajtohet Meta  në gjykim, përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkelje të nenit 30 të Kushtetutës së Shiperisë, prezumimin e pafajësisë, shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ si dhe të drejtën për mbrojtje efektive.

“Ne si perfaqesues ligjor kërkojmë qe, ish Presidenti të ketë mundesi të qëndroj në krahë të mbrojtësit te tij, gjatë gjithë seancave gjyqësore sepse vetëm kështu do mund të garantohet zhvillimi nje gjykimi të drejte, ku palët te jenë të barabarta sic e percakton jo vetëm Kushtetuta e Shgipërise por edhe Konventa Evropiane të Drejtave të Njeriut.