Ballina Politika ‘115 zjarrvënës strehohen në selinë e PD-së’, demokratët i përgjigjen Ballës: Shpifje...

‘115 zjarrvënës strehohen në selinë e PD-së’, demokratët i përgjigjen Ballës: Shpifje e ulët

37
0

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë akuzat e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili deklaroi se 115 persona të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e demokratëve.

Në një reagim, PD i cilëson deklaratat e Ballës shpifje dhe mohon të ketë kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

“Taulant Balla doli sot me një shpifje të ulët, duke pretenduar se selia e Partisë Demokratike qenka mbushur me zjarrvënës dhe se, për këtë arsye, është kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në selinë e Kryesisë së Kuvendit.  Kjo është thjeshtë një sajesë e dalë nga goja e një mashtruesi të certifikuar.

GPPD nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të tillë dhe nuk ka patur asnjë arsye për të paraqitur një kërkesë të tillë. Është publik fakti që çdo ditë në sallën e mbledhjeve të grupit në seli, zhvillohen takime publike, me struktura, të rinjë, kryetar degësh, apo koordinator” thuhet në reagim.