Ballina Ekonomia Rritja e çmimit të naftës, shqiptarët vërsulen masivisht drejt makinave elektrike

Rritja e çmimit të naftës, shqiptarët vërsulen masivisht drejt makinave elektrike

83
0

Qytetarët shqiptarë po reagojnë ndaj çmimeve të larta të karburantit. Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët po vërsulen masivisht drejt automjeteve elektrike për të shpëtuar nga çmimet asfiksuese të karburantit, që e vendosin Shqipërinë në dhjetë vendet më të shtrenjta të planetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor raportoi se aktualisht 82 për qind e automjeteve të reja që importohen në Shqipëri janë elektrike.

“Gjatë periudhës Janar-Mars 2026, 82% e autoveturave me km 0 të regjistruara janë Electric Hybrid Plug-in, duke shënuar një rritje prej 14% në krahasim me Janar-Mars 2025,” tha DPSHTRR.

Sipas të dhënave më të detajuyara, numri i automjeteve të reja tërësisht elektrike të regjistruara në Shqipëri në tremujorin e parë arriti në 2,964, një rritje prej 202% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“2,964 mjete All-Electric të regjistruara për herë të parë, +202% krahasuar me Janar-Mars 2025. Mbi 51.5% e totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë, +68% më shumë krahasuar me vitin 2025” tha Drejtoria e Shërbimeve të Transportit.