Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e rrugores në Tiranë të cilët ndërhynë menjëherë për të qetësuar një qytetare e cila paralajmëronte se do të digjte veten.
Në pamjet e publikuara në rrjet nga faqja Pisk, qytetarja e cila ndodhet para Prokurorisë së Tiranës dëgjohet duke i paralajmëruar efektivët: Jo jo, mos më prekni me dorë, do të digjem.
Efektivët e rrugores shikohet duke iu afruar pranë qytetares për ta qetësuar. Referuar videos shikohet se situata është nën kontroll.
“Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua” shton më tej qytetarja.







