Shqipëria duket se ka dalë plotësisht jashtë jashtë vëmendjes së Bashkimit Europian për sa i përket integrimit.
Madje në diskutimet e nivelit të lartë, emri i saj nuk përmendet fare.
Kjo do të thotë që integrimi jo vetëm është bllokuar për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, por po rrëshqet në harresë.
Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, postoi një mesazh nga takimi i saj me kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul. Aty përmendet përparimi i Moldavisë, Ukrainës dhe Malit të Zi drejt BE.
Për Shqipërinë nuk thuhet asgjë.
“Reformat janë mënyra më e sigurt për të çuar përpara zgjerimin e BE-së.
Me Ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul, ne mirëpritëm progresin e reformave në Ukrainë dhe Moldavi, si dhe përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi.
Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten në thelb të kësaj pune,” shkruan Kos.
Kujtojmë se Gjermania është vendi kryesor që ka bllokuar integrimin e Shqipërisë pasi Edi Rama vendosi të mbrojë veten dhe Belinda Ballukun.







