Ballina Kronika Bie në prangat e policisë 48-vjeçari/ Aksioni kundër trafikut të armëve, do...

Bie në prangat e policisë 48-vjeçari/ Aksioni kundër trafikut të armëve, do të shiste…

103
0

Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri. Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake).

Arrestohet 48-vjeçari Ligor Mehmet që i posedonte armët, me qëllim shitjen. Ai u kap në flagrancë, në Tufinë, duke i transportuar armët, me automjet.

Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.

Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.