Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për disa vepra penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Hamza Terziu.
Sipas akuzave, Gjokrosa dyshohet për përfshirje në këtë ngjarje në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ai akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal.
Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë akuzat për “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, sipas nenit 333/a, paragrafi 2, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal.







