Në 1949 regjimi komunist në shenjë hakmarrje, territorin e Mirditës e ndau, duke i hequr Fushë Arrëzin, që i kaloi Pukës, Ulzën që i kaloi Matit, Ungrejn që i kaloi Lezhës dhe Vaun e Dejës, që i kaloi Shkodrës, një rast i paprecedentë brenda territorit shqiptar. Pas 1990 në çdo reformë territoriale mirditorët, kryesisht ata që mbeten jashtë kufijve të rrethit Mirditë, kanë kërkuar që kjo padrejtësi të rregullohet por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Por edhe këtë herë ata i kërkojnë Komisionit të Reformës Territoriale, duke kërkuar që rajonet e mbetura jashtë të rikthehen në një njësi vendore, siç kanë qenë prej shekujsh. Në një kohë që krahinat e tjera, nuk kanë shprehur kurrë kundërshti për këtë kërkesë të mirditorëve, në një mbledhje në Bashkinë Mirditë, ku të pranishëm ishin intelektualë, ligjvënës, përfaqësues të klerit, sipërmarrës dhe gazetare, kreu i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi kërkoi që qeveria të marrë parasysh kërkesat e banorët e kësaj treve.
Dom Gjergj Meta kishte gjithashtu një kërkesë për këtë çështje
Pas përfundimit të takimeve dhe marrjes së opinioneve nga grupet e interesit në Mirditë dhe komunitetet që kanë qenë pjesë e kësaj krahine , kërkesat do t’i adresohen komisionit të reformës territoriale, me qëllim që të merren në konsideratë dhe te zbatohen tek ndarja e re territoriale.







