Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi K. L., se në vitin 2025, është pezulluar padrejtësisht nga puna në një institucion, nga shtetasi S. Ç., me detyrë administrator.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin italian E. Y., 19 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Maminas-Durrës”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen J. B., me pasojë dëme materiale, dhe është larguar.
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Kavajë-Rrogozhinë”, bëjmë me dije se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. K., 40 vjeç. Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Q., 39 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. M. alias E. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë lavazhi në oborrin e banesës së shtetasit B. H. Nga verifikimet i arrestuari rezultoi shtetas i shpallur në kërkim policor, për largim nga banesa, më datë 03.03.2026;
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të madhe vaji ulliri në një objekt banimi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 48 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një kompleks banimi te Kepi i Rodonit. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. C., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në banesën e tij, pa leje.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasin D. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 31-vjeçare. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. I., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja A. Gj. se ka vazhdimisht mosmarrëveshje me shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Durrës, për kufirin mes pronave të tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







