Ballina Kronika Aksident i rëndë në Fushë-Krujë-Milot/ Makina ndahet në dysh, një i vdekur...

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë-Milot/ Makina ndahet në dysh, një i vdekur dhe dy të plagosur

97
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në superstradën Fushë-Krujë–Milot, në afërsi të Thumanës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes”, në të cilin udhëtonte shtetasi Radvan Maja nga Borizana, është përplasur me një “Passat” të drejtuar nga Ndrec Ruci nga Mirdita.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i ‘Passat’-it, Ndrec Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, Tereze Laska, ka humbur jetën në vendngjarje.

Gjithashtu, një grua tjetër është plagosur pasi është goditur nga një pjesë e mjetit “Passat”, teksa ndodhej pranë një biznesi në zonë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë një manovër e gabuar e automjetit “Passat”, si dhe shpejtësia e lartë e mjetit tip “Mercedes”, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.