Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ngjarje e regjistruar pak minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, duke u përhapur më pas në të gjithë banesën.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Si pasojë e zjarrit raportohet vetëm për dëme materiale.
Fatmirësisht, familja që banonte në shtëpi ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar asnjë lëndim.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa aktualisht nuk ka rrezik për banesat përreth.







