Forcat operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në ambientet e paraburgimit në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë mbërritur pak minuta më parë në institucion dhe kanë nisur verifikime të detajuara, si dhe kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e paraburgimit.
Deri në këto momente nuk bëhen të ditura arsyet konkrete të ndërhyrjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi operacionin dhe rezultatet e tij.







