Ballina Politika Quajti ‘idiotë’ shqiptarët e RMV, Berisha: Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen!...

Quajti ‘idiotë’ shqiptarët e RMV, Berisha: Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen! U soll si një nacionalist i verbër…

88
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen pasi atij iu publikua një mesazh në WhatsApp, ku iu referohej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si ‘idiotë’.

Kryedemokrati tha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit se ministri ka vepruar si një nacionalist i verbër serb dhe maqedonas dhe se ai duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen dhe jo të përpiqej ta fshihte.

Ky etiketim ndaj shqiptarëve të RMV-së, tha Berisha, u bë për shkak se ata nuk kanë mbrojtur kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si ‘kryeministrin më të mirë për serbët pas Nikolla Pashiq.

“Kjo është deklaratë kriminale, antishqiptare e turpshme për një gangster që ka humbur çdo integritet, çdo element të ndërgjegjes kombëtare dhe tejkalon, barazohet me ultra nacionalistët më të verbër maqedonas dhe serbë. Dorëheqja e tij urgjente është akti i domosdoshëm. Ky etiketim që iu bëri dhe përpjekja e turpshme që bëri për ta fshehur, e përgëzoj zotin Këlliçi, i cili zbuloi një akt të tillë kriminal, të pashembullt.

Të quash idiotë shqiptarët e RMV se nuk mbrojnë Pashiqin, kryeministrin më të mirë të serbëve pas Pashiqit, Edi Ramën, do të thotë se je tradhtar më keq se ai. Gjuhë gangsteri dhe vagabondi për të cilën duhet të japë dorëheqjen dhe jo të fshihet se nuk është thënë. I nxorri mesazhet e ambasadorit. Shiko çfarë gangsteri e drejton politikën e jashtme. Akt i padëgjuar ndonjëherë se nuk mbrojtën ata Edi Ramën. “, tha Berisha.