Ballina Politika “Pafytyrësia kolektive e PS nuk njeh kufi”, Noka: Spitalin e përuruar nga...

“Pafytyrësia kolektive e PS nuk njeh kufi”, Noka: Spitalin e përuruar nga Sali Berisha e shesin si punën e tyre

114
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë se po propagandon investime të realizuara më herët, duke iu referuar Spitalit Bashkiak të Kavajës.

Në një reagim publik, ai u shpreh se ky spital është ndërtuar dhe përuruar 13 vite më parë gjatë qeverisjes së Berishës, ndërsa sot po paraqitet si arritje e qeverisë socialiste.

‘Pafytyrësia kolektive e këtyre nuk njeh kufi. Spitalin Bashkiak të ndërtuar dhe përuruar nga Sali Berisha, e shesin pas 13 vitesh si punën e tyre.’-shprehet ai në postim.