Ballina Kronika Aksident i rëndë në Tiranë/ Dy automjete përplasen tek Ura e Çerkezës,...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Dy automjete përplasen tek Ura e Çerkezës, humb jetën një nga drejtuesit

106
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, tek Ura e Çerkezës, ku 2 automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të një prej drejtuesve.

Policia njofton se viktima është shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç, ndërsa drejtuesja tjetër A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.