Ballina Politika “Fundosja e pallateve, sinjal i fortë për dështim…”/ Porti i Durrësit, Cara:...

“Fundosja e pallateve, sinjal i fortë për dështim…”/ Porti i Durrësit, Cara: Qeveria po hesht përballë një skandali

160
0

Dy nga godinat e para të ndërtuara në projektin e Portit të Durrësit janë fundosur deri në 74 cm, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe cilësinë e punimeve.

Në një intervistë në një studio televizive, deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, e cilësoi situatën alarmante dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga drejtësia. Ai theksoi se zona ka probleme të njohura gjeologjike, të evidentuara më herët nga kompani ndërkombëtare, dhe paralajmëroi për rrezik të shtuar me vijimin e ndërtimeve.

Cara bëri thirrje për pezullimin e punimeve dhe verifikim të plotë të projektit, duke ngritur shqetësime edhe për mungesë transparence dhe rrezik ndaj pasurisë kombëtare.

“Atëherë, në fakt, është e vërtetë që e kam bërë denoncimin para disa vitesh dhe në fakt është një lajm shumë shqetësues. Dhe sot unë prisja në fakt që të kishim lajmin tjetër, që drejtësia, prokuroria të ishte pikërisht në vendngjarje. Pse e them këtë? Sepse ajo është një pasuri kombëtare, apo jo? Pavarësisht se tani ne themi që është një kompleks i Alabarit, kompleks ndërtimës, por gjithsesi edhe me letra, por edhe një pjesë të paktën është kontrata 33% është pronë akoma e shqiptarëve, por pronë e shqiptarëve quhen dhe ato që janë prenotuar pikërisht nga nga blerësit, apo jo? Dhe nga qytetarët, se pronë kombëtare janë të gjitha pasuritë tona personale. E kam thënë para disa kohësh këtë, duke u nisur jo se jam inxhinier, por nga fakti se kam pasur dijeni për dy raporte. Në fakt firma Teknitale është një firmë italiane e cila në vitin 2000 bëri projektin e ndërtimit të kalatës së 10 dhe 11, pikërisht në në zonën lindore siç e themi ne, aty ku sot po ndërtohet.

Dhe ato konstatuan, inxhinierët gjeologë konstatuan se ajo zonë ishte një zonë e cila nuk ishte tavan, siç po mundohem ta them me me fjalë të thjeshta dhe kishte probleme pikërisht përsa i përket vendosjes së kalatës, të themeleve. Dhe ato mendonin në atë kohë që e vetmja mënyrë për të bërë kalatën ishte që të bëhej me pilota të thella, të lidhen me njëra-tjetrën, që forca e fërkimit të sipërfaqes së kollonave me, me pikërisht edhe me trarët lidhësin komplet pra strukturën, të mbahej me forcë fërkimi që do të garantonte deri në gjashtë tonë, nëse më kujtohet mirë, për metër katror. Kuptohet që do të shërbente shumë mirë për një kalatë. Investimi është bërë disa vite më mbrapa dhe të njëjtën gjë në fakt edhe kompania gjermane që erdhi disa vite më vonë, kompania gjithashtu prestigjoze Selhorn, dha të njëjtën ide.

Pra, duke u nisur nga dy kompani të huaja të cilët kishin bërë një studim të mirëfilltë sepse ishin kontraktuar pikërisht në atë kohë nga autoriteti portual për të bërë studime, thanë që kjo zonë, ndryshe nga të gjithë zonat e tjera, nuk mund të mbante, nuk mund të mbante pra ngarkesa të larta në peshë sepse, siç e dimë, në raste të tilla ku kemi përzierje të rëresë, argjilit, kemi një sipas specialistëve një, një shtresë e cila gjithmonë do precipitojë, pra ndërtimet e rënda me peshë ulen gjithmonë. Dhe kjo ka ndodhur në fakt dhe me disa zona të tjera të Durrësit dhe specialistët e dinë mirë. Pikërisht duke u nisur nga këto fakte, unë kam deklaruar dhe më parë që është një zonë me shumë probleme. Dhe prandaj them që si ka mundësi që sot dy ditë pas një lajmi trishtues, edhe dua t’ju falenderoj në fakt dhe ekipin e Piranja-ve dhe ju që e mbani në, gjithmonë të ndezur këtë, këtë lajm. Si ka mundësi që drejtësia nuk ndërhyn? Sepse thashë, është pronë, bëhet fjalë për miliarda euro në atë investim, apo jo? Dhe normalisht sot ne duhet të kishim një lajm që janë ndërprerë punimet deri në verifikimin e të gjithë situatës.

Ajo që është, duhet thënë që edhe tani Kalata Lindore, pjesa që është ndërtuar, është bërë pikërisht me, me pilota 1.5 metra të gjëra, shumë afër njëri-tjetrit, kanë pasur një kosto nëse më kujtohet 64.000 euro për metër linear. Pikërisht janë të lidhur me trara, me një fjalë një strukturë e tillë sepse garanton, sepse nuk ka taban. Çdo themel zakonisht ka një fund. Ajo zonë nuk ka, sipas këtyre specialistëve dhe pikërisht kjo e bën që, por ajo që ju thatë që larg qoftë duhet të shembet, po, më mirë të merren masa tani sesa dëmi të jetë i pariparueshëm, shumë më i lartë dhe të marrim dhe kosto të tjera. Dhe mos harrojmë që kemi bllokuar dhe një port, apo jo? Pra, në këtë kontekst, dua të them që, unë mendoj që duhet ndërhyrë menjëherë nga ana e drejtësisë, të bëhet bllokimi deri në verifikimin, pra se nuk, nuk është, edhe sikur mos të ishte pasuri kombëtare, një ndërtim që mund të krijojë probleme në të ardhmen, qoftë në financa, qoftë dhe në jetë njerëzish, pa diskutim, pa diskutim që, që duhet të, ndërpriten. Dhe kur mendon pra, kur e sheh prapë në retrospektivë kupton që babëzia e Ramës së këtë kohë, e Ramës dhe miqve të, e miqve të tij është aq e madhe, saqë janë gati të rrezikojnë dhe jetë njerëzish, pasuri kombëtare, çdo gjë vetëm për të shkuar te qëllimi i tyre për të bërë para.

Sidomos me këto prona publike. Se, pyetja është ore, po si ka mundësi që nuk është bllokuar akoma? Se në qoftë se është e vërtetë pikërisht, dhe unë e besoj lajmin fakt, duke u nisur nga specialistët, në fakt ne kishim dëgjuar shpesh herë lajme të tilla që aty po ka probleme të tilla, por gjithsesi nuk nuk e mendoja që për një periudhë kaq të shkurtër të ulet me rreth 74 cm brenda një viti. Sepse ne kemi disa zona në Durrës që thashë, si pallatet, megjithëse janë pesë katëshe, pallatet në Durrës, unë mund t’ju çoj dhe t’i shihni. Tani kanë çeduar, kanë rënë dhe, banorët kanë ndërtuar dhe kanë bërë shkallë për t’u futur direkt në katin e dytë, sepse kati i parë ka pothuajse po shkonte te niveli i dritareve. Pra e gjithë ajo zonë, gjithë ajo shinë, është me probleme. Dhe pyetja është çfarë do të ndodhi me të ardhmen?

Atëherë, pallatet në disa zona, që sidomos kjo zona, zona e jashtme e Durrësit, zona periferike, ka disa pallate të cilat janë ulur. Mund, mund të shkojë kushdo dhe t’i shohë dhe tani çfarë bëjnë? Shpeshherë dhe unë e kuptoj pas disa vitesh ajo ulet. Por brenda një viti të shkojë 74 cm, dhe disa zona thonë edhe një metër, dhe aq më tepër që ka, ka dhënë dhe dëme në strukturë ë? Ky është problem i madh, se është brenda një viti. Dhe imagjinoni pak se çfarë do të ndodhë akoma kur të shtohet pesha e pallateve. Se sa më shumë peshë të shtosh, se ato janë pa, ë, pallate shumë të larta. Po them edhe te pallatet pesë katëshe në Durrës ka pasur probleme të tilla. Imagjino pak me pallate të larta në atë zonë. Dhe për më tepër tani po mundohen ta fshehin dhe më thonë që këto ditë kanë shkuar duke ngulur pilota për pallatet e reja, por dhe të bërë, për të bërë përforcimin. Por gjithsesi, sipas specialistëve të asaj kohe, kjo nuk mund të jetë e përhershme dhe këto përforcime, sepse në qoftë se do të ketë lëvizje të shtresave të poshtme, kuptohet që pallatet do të kenë. Pra, dua t’i kthehem sepse unë nuk jam inxhinier dhe nuk dua të rri shumë te ana teknike, ju thashë ato që di, që janë të provuara në atë kohë, nga specialistët që unë kam takuar, na, që kemi pasur kontakte në atë periudhë.

Tani po ju them, ore po çfarë bën qeveria? Dhe çfarë bën drejtësia? Se dakord ndodhi, por njeriu merr masa, se neve në fakt kemi treguar që kemi, kemi marrë dhe kemi hapur çështje penale për çështje shumë më të vogla, për një përplasje makine ose një dëm publik, por ky dëm kaq i madh dhe nuk flet kërkush. Nuk flet kërkush. Është një pikëpyetje e madhe, pse nuk flitet? Pse nuk shkon dikush dhe të shohë? Qoftë dhe përfaqësues i shtetit. Sepse ne jemi palë në atë, jemi palë, mos harroni kurrë. Kemi 33% të aksioneve, pavarësisht se e kemi investuar shumë e shumë herë më tepër se, se Alabari, apo jo? Dhe ky është një problem i madh, se në qoftë se ka problem atëherë duhet ndërprerë. Duhet ndërprerë që mos, mos vazhdojmë dhe të gabojmë më tepër dhe dëmet të jenë akoma më të mëdha, jo vetëm monetare, por me të gjithën, me pasoja të rënda. Se sot ne po rrezikojmë që të mos kemi më një port kombëtar, apo jo?

Dhe ju e dini mirë që porti i ri në Porto Romano akoma nuk ka nisur. Dhe pyetja është ore, po, po ku po shkojmë? Ore do ketë dikush që do të mbajë përgjegjësi morale, ë, pse jo, edhe ekonomike edhe penale? Po si ka mundësi që nuk bëhet një, nuk është bërë një oponencë për këtë, për këtë projekt kaq të madh? Se patjetër që duhet bërë oponencë. Nuk i shohim kërkund. Sot, siç duket, presioni i madh i qeverisë bën që njerëzit të heshtin, por unë i bëj thirrje, nuk mund të heshtet më. Nuk ka më sens, nuk ka më kuptim. Nuk mundet që të marri Rama peng këtë vend, të vjedhi pasuritë kombëtare, t’i shfrytëzojë dhe për më tepër po i shfrytëzon dhe me dëme, me dëme, me dëme të mëdha. Se edhe ato, thashë, ato qytetarë që kanë prenotuar janë, janë shqiptarë, por qoftë dhe të huaj, dhe ai vend është pasuri kombëtare megjithatë. Dhe të rrezikojmë që të mbetemi pa port, me humbje ekonomike, ë, por mundet larg qoftë nesër dhe me humbje të tjera më të mëdha.

Po pikërisht, po edhe kjo është një tjetër objekt, meqë përmendet çmimin 5000 euro. Po, kam dëgjuar çmime të tilla. Mos harrojmë që pavarësisht kërkesave tona si opozitës, neve nuk na lejohet të shohim edhe shitjet, se përderisa jemi palë në një projekt të tillë, pa diskutim që shqiptarët duhet të dinë për çdo cent , që paguhet për atë. Atëherë, sipas të dhënave të mia për 2023-2024 janë shpenzuar rreth 41 milionë euro. Apo jo? Dhe bëhej fjalë që vetëm për fazën e parë që ka përfunduar duhet të ishin ndërtuar 1680, apartamente. Ku ne jemi shumë mbrapa se vetëm dy pallate janë mbaruar. Pra të gjitha këto vonesa dhe të tjera. Ore sa ka investuar Alabari? Ore, sa, sa janë blerësit? Sepse janë të gjitha, pronë e 33%-shit, pavarësisht anës abuzive që është e tmerrshme.

Po dhe sikur të ishte e ndershme ky 33%-shi, çdo shqiptar, që jeton në Shqipëri, po dhe jashtë vendit që ka pashaportë shqiptare, do të dijë ore çfarë bëhet me pasurinë kombëtare të Shqipërisë. Heshtje totale, terr informativ, pavarësisht se vazhdon dhe shpenzohen para nga buxheti i shtetit pikërisht për atë projekt. Para disa javësh u lidh dhe energjia elektrike dhe uji dhe ato do të bëhen me paratë tona ë, pavarësisht se përfitimet do t’i marri Alabari. Dhe kjo është e tmerrshme. Pra, fal pasuri, fal taksa, fal investime dhe si përfundim, ku janë shqiptarët në këtë mes? Apo shqiptarët janë vetëm për të parë se si pasurohen miqtë e Ramës? Se kjo ka ngelur, vetëm shohim. Dhe tani më do të doja të dija se ka pasur disa persona, sidomos përfaqësues të mazhorancës që e bënë projektin të madh, përfitues. Ore të dalë dikush ta mbrojë. Ku janë ato, drejtori i portit, dikushëm, kjo ministrja e Ballukut që ka gënjyer pesë herë” përfundoi ai