Ballina Politika Zgjedhjet në PD, zgjidhet kryetari i Degës 15 në Tiranë, Has, Rroskovec

Zgjedhjet në PD, zgjidhet kryetari i Degës 15 në Tiranë, Has, Rroskovec

121
0

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimet më të fundit brenda strukturave të Partisë Demokratike në Degën 15 (Tiranë), që përfshin zonat Vaqarr, Pezë dhe Ndroq.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj dege kanë konfirmuar me votë zgjedhjen e Florind Mansaku si kryetar i degës për një mandat 4-vjeçar. Këlliçi i ka uruar suksese Mansakut në detyrën e re, duke vlerësuar gjithashtu edhe kandidatin tjetër, Gentian Shkreta, për fushatën dhe angazhimin e tij në strukturën lokale.

Në mesazhin e tij, Këlliçi thekson se demokratët e Degës 15 dalin të bashkuar dhe me energji të reja për përballjet e ardhshme politike.

Në fund të postimit, ai ka bërë edhe një thirrje për mobilizim më 8 maj përpara Kryeministrisë, në kuadër të aksioneve politike të opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Po ashtu demokratët e Hasit kanë zgjedhur sot kreun e ri në një proces të rregullt dhe të qetë, i cili nisi në orën 8:00 dhe zgjati deri në orën 18:00.

Në përfundim të numërimit të votave për drejtimin e kësaj dege të PD-së, u shpall fitues Urim Dauti.

Gjithësej votuan 791 anëtarë, ku nga këto 8 vota ishin të pavlefshme.

Ndërkohë në Roskovec Emels Xhaxhaj është zgjedhur kreu i ri i degës së Partisë Demokratike.

Nga 700 anëtarë të regjistruar, morën pjesë në votim 308, ku 7 fletë votimi rezultuan të pavlefshme.

Me 229 vota në favor, Xhaxhaj siguroi drejtimin e degës.

Procesi i votimit u zhvillua pa probleme, duke nisur në orën 08:00 dhe duke vijuar normalisht gjatë ditës.

Në garë për kreun e degës ishin dy kandidatë, Emels Xhaxhaj dhe Viola Çepele.

Pavarësisht një pjesëmarrjeje të moderuar, procesi u karakterizua nga qetësi dhe rregullsi, me fluks më të lartë votuesish në orët e para të mëngjesit dhe pritshmëri për pjesëmarrje edhe gjatë pasdites.