Ballina Aktualitet Arben Ahmetaj kërkon që procesi gjyqësor ndaj tij të transmetohet live

Arben Ahmetaj kërkon që procesi gjyqësor ndaj tij të transmetohet live

135
0

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili po përballet me akuzën për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tij të regjistrohet dhe të bëhet publik për qytetarët.

Kërkesa është paraqitur nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për çështjen e njohur si “Buka sha”. Sipas mbrojtjes, transparenca konsiderohet thelbësore për garantimin e një procesi të drejtë dhe për informimin e opinionit publik.

“Seanca duhet të transmetohet drejtpërdrejt, në mënyrë që publiku të ndjekë procesin”, është shprehur avokati Ligori para trupit gjykues.