Ballina Aktualitet Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia thirrje:...

Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia thirrje: Protestoni paqësisht, përndryshe do veprojmë

45
0

Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të policisë.

Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë.

Ngjarja vjen në vijim të protestës ku të pranishëm kanë qenë studentë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë pasur edhe përplasje.

Me gurë , molotov, mjete piroteknike, protestuesit kanë vijuar goditjet ndaj Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu kanë hequr edhe gurë në trotuar duke i hedhur në drejtim të autobotit të ujit.

Policia ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Organizimi i studentëve nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa Partia Demokratike nisi protestën te Kryeministria dhe më pas marshoi për t’u bashkuar me studentët.

Por deputetë demokratë nuk u pranuan nga studentët.