Kanë nisur sërish tensionet tek Ministria e Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të forcave të policisë.
Ndërkohë, në shënjestër të molotovëve janë vënë edhe autobotët e ujit, të cilët përdoren nga forcat e rendit për të shpërndarë turmën.
Sipas pamjeve, numri i protestuesve ka rënë edhe për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa një pjesë e tyre kanë refuzuar të largohen dhe vijojnë qëndresën.







