Ballina Sport Kylian Mbappe i “pamëshirshëm”, jemi për të fituar titullin

Kylian Mbappe i “pamëshirshëm”, jemi për të fituar titullin

53
0

Ende pa nisur Kupa e Botës, janë shfaqur “shkëndijat” e para mes protagonistëve.

Në një prononcim të fundit për mediat, ylli i Francës, Kylian Mbappe e ka bërë të qartë objektivin e “Gjelave” në këtë kompeticion, triumfin:

“Objektivi është i qartë, të fitojmë Kupën e Botës. Nuk e kuptoj këtë bisedën për gjysmëfinalen.

Nëse objektivi është gjysmëfinalja, a shkojmë deri aty, ndalemi dhe kthehemi në shtëpi? JO!

Objektivi është të fitojmë. Ëndrra e të gjithëve”. Në 3 miqësoret e fundit me kombëtaren, Mbappe nuk ka shënuar asnjë gol, sikurse ndodhi mbrëmë karshi Irlandës së Veriut, tregues i një momenti jo pozitiv, megjithëse pa ndonjë ndikim.

Transalpinët ishin shumë pranë në Botërorin e 2022, por u mposhtën pas penalltive nga Argjentina e Leo Messit..