Ballina Sport Mbyllet pa fitues derbi Tirana – Dinamo

Mbyllet pa fitues derbi Tirana – Dinamo

55
0

Ka përfunduar kryendeshja e javës së 9-të në Abissnet Superiore mes Tiranës dhe Dinamos, me rezultatin 1 – 1, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Derbi i kryeqytetit u shoqërua me shumë tensione, të cilat u përkthyen në 4 kartonë të kuq, 3 për Dinamon dhe 1 për Tiranën.

Pjesa e parë u mbyll me “rrjeta të paprekura”, por me përjashtimin e Oresti Rifës, trajnerit Ilir Daja dhe përgatitësit atletik Dodaj.

Në minutën e 64-të, bardheblutë zhbllokuan rezultatin me Redon Xhixhën. Por në minutën e 78-të ndodhi e papritura, Dinamo barazoi me Hoxhallarin, pavarësisht se luante me një lojtar më pak.

Në fund, ekipi i drejtuar nga Dean Klafuriç goditi edhe shtyllën, por pa mundur të shënonte golin e fitores. Me karton të kuq u ndëshkua edhe mbrojtësi Basilio Ndong.