Ballina Politika Studentët larguan demokratët nga protesta, Bardhi: Luftën e kemi me Ramën, jo...

Studentët larguan demokratët nga protesta, Bardhi: Luftën e kemi me Ramën, jo me partitë e vogla

34
0

Pas refuzimit të studentëve për të pranuar militantët dhe deputetët e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit, Gazment Bardhi tha se demokratët nuk e kanë betejën me partitë e vogla, por me kryeministrin Edi Rama.

“10 apo 12 njerëz që kanë më shumë zë kundër opozitës sesa Ramës, le ta vijojnë strategjinë e tyre. Nuk e shpëtojnë dot Ramën.

Nuk ka askush dyshime që PD është partia më e madhe e opozitës dhe nëse ne betejën do ta kishim me parti të vogla, mund të bënim luftë me ta. Ne jemi të vërtetë, luftën e kemi me Ramën dhe do të vazhdojmë luftën me Ramën”, tha Bardhi.