Ballina Aktualitet Rama emëron Valdrin Pjetrin në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Rama emëron Valdrin Pjetrin në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

45
0

Qeveria ka emëruar Valdrin Pjetrin në detyrën e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku njëkohësisht u vendos edhe shkarkimi nga detyra i Benard Palajt, i cili ishte emëruar në krye të institucionit vetëm disa muaj më parë.

Kujtojmë që Valdrin Pjetri në vitin 2019 u propozua nga Rama për kryetar të Bashkisë Shkodër.

Më pas, pas publikimit të të dhënave se ai rezultonte i dënuar në Itali për një çështje të lidhur me narkotikët, Pjetri u tërhoq nga marrja e mandatit.

Pas disa vitesh i tërhequr nga detyrat publike, por i përfshirë aktivisht në punët e partisë dhe mbledhjes së votave, Edi Rama e shpërblen kështu Valdrin Pjetrin duke e emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.