Ballina Politika A do të guxojnë socialistët të mbështesin Elisa Spiropalin?! Ish-zv.ministrja: Sot mund...

A do të guxojnë socialistët të mbështesin Elisa Spiropalin?! Ish-zv.ministrja: Sot mund të jetë e rrezikshme të jesh përballë Edi Ramës, por në krah tij është fatale

115
0

Reagimi i fortë i Elisa Spiropalit këtë të martë, duke sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama që ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar i PS, një ditë pasi ai i dha ultimatum, ka zgjuar mbështetje të madhe në opinionin publik, nga figura të njohura majtas dhe djathtas.

Një ndër to është edhe ish-zëvendësministrja socialiste Irena Beqiraj – e cila prej vitesh është kritike e qeverisjes së Edi Ramës – duke thënë se Elisa Spiropali është në momentin e saj më ttë mirë.

Duke sjell një pasazh nga historiani i famshëm francez Volteri, ajo thotë se sot mund të jetë e rrezikshme të jesh përballë Edi Ramës, por të jesh në krah tij është fatale.

“Kur Volteri po vdiste, në të tetëdhjetat e tij, një prift i pranishëm i bëri thirrje të hiqte dorë nga djalli. Volteri e mori  parasysh këshillën e tij, por vendosi të mos e ndiqte atë duke thënë: “Kjo nuk është koha, për të bërë armiq të rinj”

E pra ka një kohë për të bërë armiq të rinj. Elisa është në kohën më të mirë të saj. Sot mund të jetë e rrezikshme të jesh përballë Edi Ramës, por të jesh në krah tij është fatale”, shkruan ish-zëvendësministrja Irena Beqiraj.