Ballina Aktualitet Tragjedi në Itali/ Gjendet pa shenja jete në banesë 11-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali/ Gjendet pa shenja jete në banesë 11-vjeçarja shqiptare

77
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë vetëm 11-vjeçe është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj në zonën e Porcarit, në provincën e Luccas.

Sipas raportimeve të mediave italiane, alarmi është dhënë rreth orës 17:40, kur shërbimet e emergjencës janë njoftuar për një situatë kritike.

Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur manovrat e reanimimit në përpjekje për të shpëtuar të miturën, por fatkeqësisht çdo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme.

Burime bëjnë me dije për JOQ Albania se 11-vjeçarja ishte me origjinë shqiptare, megjithëse ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet italiane.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në humbjen e jetës së të miturës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ku vajza njihej dhe ishte e dashur nga të gjithë. Ndërkohë, familja po përballet me një dhimbje të papërshkrueshme, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të hedhur dritë mbi këtë rast të rëndë.

Priten zhvillime të tjera në orët në vijim, teksa hetimet janë ende në fazë fillestare.