Ballina Aktualitet Batuta dhe humor në fjalimet e Mbretit Charles dhe Donald Trump! Presidenti...

Batuta dhe humor në fjalimet e Mbretit Charles dhe Donald Trump! Presidenti i SHBA-ve: Në Kongres i bëre demokratët të ngrihen në këmbë

78
0

Mbretit Charles dhe Donald Trump nuk i munguan humori  dhe batutat gjatë fjalimeve të tyre përkatëse në darkën shtetëror, duke lehtësuar atmosferën në një ceremoni që ndryshe do të ishte mjaft formale.

Në nisje të fjalës së tij, Trump u shpreh me ironi: “Dua ta përgëzoj Charles për një fjalim fantastik sot në Kongres… Ai i bëri demokratët të ngrihen në këmbë, unë nuk mund ta bëj kurrë këtë.”

Nga ana e tij, Mbreti theksoi me humor: “Nuk mund të mos vë re ‘rregullimet’ në Krahun Lindor, zoti President, pas vizitës suaj në Kështjellën Windsor vitin e kaluar.”

Ai vijoi me një tjetër batutë historike: “Më vjen keq të them se ne britanikët, sigurisht, kemi bërë përpjekjen tonë për ‘zhvillim imobiliar’ të Shtëpisë së Bardhë në vitin 1814”, duke iu referuar momentit kur forcat britanike i vunë flakën ndërtesës.

Në një tjetër moment humoristik, Mbreti shtoi: “Ju së fundmi thatë, zoti President, se nëse nuk do të ishte për Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane do të flisnin gjermanisht. Guxoj të them se, nëse nuk do të ishte për ne, ju do të flisnit frëngjisht…!”

Në përmbyllje të fjalimit të tij, ai citoi një varg nga Shakespeare dhe falënderoi Trump për “darkën e shkëlqyer”, duke shtuar me shaka se ishte një “përmirësim i ndjeshëm nga “Festa e çajit në Boston”, në referencë të rebelëve amerikanë që hodhën çaj britanik në port gjatë periudhës koloniale.