Ballina Kronika Kokainë, kanabis dhe MDMA/ Kishin fshehur drogën në një pallat, me qëllim...

Kokainë, kanabis dhe MDMA/ Kishin fshehur drogën në një pallat, me qëllim për ta shitur, një në pranga, dy në kërkim

66
0

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.

3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton sa qenë kontroll rutinë i Shigjetave të cilët kanë parë Gerold Doçin, personi i arrestuar, duke konsumuar hashash. Pasi e kanë ndaluar efektivët kanë kontrolluar edhe ambientin përreth, dhe në ambientet e përbashkëta të një pallati kanë gjetur dozat e kanabisit.

Më pas, efektivët e Shigjetave kanë pasur dyshime të tjera dhe kontrolluan edhe mjetin e Doçes, të parkuar përballë, ku gjetën edhe sasinë e kokainës dhe MDMA-së. Dyshohet se Doçe ishte i përfshirë me grupe kriminale për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose të organizuar si grup, shesin në sasi ose në doza, lëndë narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Baza”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Gerold Doçe, 26 vjeç, dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. A., 26 vjeç dhe D. A., 24 vjeç.

3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.