Ballina Aktualitet Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në hetimin për Ballukun

99
0

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO lidhur me kqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”.

Vendimi konfirmon kështu që pajisjet e sekuestruara mund të hapen dhe të analizohen nga hetuesit, si pjesë e hetimeve që po kryen SPAK.

Kompanisë “Senka shpk”, e cila është një nga subjektet e kontrolluara me urdhër të SPAK në këtë dosje, kishte ankimuar vendimin e GJKKO që lejonte kqyrjen e celularëve të sekuestruar.

Gjykata e Apelit të Posaçëm e rrëzoi këtë ankim, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë.

GJKKO ka urdhëruar kqyrjen e të gjitha pajisjeve, 80 në total. Ndërkohë ditën e djeshme janë ushtruar 20 kontrolle ndaj familjarëve të ish-zëvendës kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, si dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë.