Ballina Lifestyle ‘Ej kryeministër, a punon sateliti’/ Mimoza Ahmeti tallet me Edi Ramën: Mi...

‘Ej kryeministër, a punon sateliti’/ Mimoza Ahmeti tallet me Edi Ramën: Mi gjej pak lepujt e mi

112
0

Poetja dhe shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti i ka drejtuar një kërkesë të pazakontë kryeministrit Edi Rama gjatë qëndrimit të saj në spektaklin ‘Ferma VIP’, duke kërkuar ndihmë për një situatë krejt ndryshe nga politika.

E vendosur në vështirësi për të përfunduar një sfidë brenda fermës, ajo i është drejtuar Ramës me humor, duke i kërkuar që të përdorë edhe satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ për të lokalizuar lepujt e saj.

‘Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet pak lepujt e mi? Jam ngel minus, s’po i kap dot. Lësho satelitin, ku janë, fap fap, t’i lokalizojmë,’ është shprehur ajo me ironi.

Por kërkesa e saj nuk është ndalur këtu. Ajo ka kërkuar gjithashtu edhe dokumentacion zyrtar për kafshët përmes sistemit e-Albania.

‘Dua certifikata për lepujt, me e-Albania, t’i nxjerr identitetet. Shtatë certifikata më duhen, se s’di kë po kërkoj, me identitet të panjohur,’ ka shtuar ajo me humor.

Deklaratat e saj janë shoqëruar me të qeshura brenda fermës, duke u kthyer në një nga momentet më të pazakonta të spektaklit.