Ballina Aktualitet Një tjetër ministre e Edi Ramës përballë prokurorëve të posaçëm, Mirela Kumbaro...

Një tjetër ministre e Edi Ramës përballë prokurorëve të posaçëm, Mirela Kumbaro shkon në SPAK

85
0

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Kumbaro është paraqitur e vetme pranë strukturës së Posaçme, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e kësaj paraqitje të saj në SPAK.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që Kumbaro shkon në këtë institucion të drejtësisë. Lidhur me arsyen e kësaj paraqitje priten më tepër detaje në vijim.