Ballina Kronika Të shtëna me armë në Mat, gjendet një makinë e djegur në...

Të shtëna me armë në Mat, gjendet një makinë e djegur në Urakë

54
0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Mat, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, në fshatin Urakë është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.Ende nuk dihen motivet e sulmit, apo kush ishte objektivi i të shtënave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i parkuar në oborrin e banesës.

Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime materiale vetëm në automjetin tip “Audi”.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli.

Ndërkohë, në vendngjarje shkoi grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, rreth 2 kilometra larg nga vendi i ngjarjes, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, kanë konstatuar të djegur një automjet tip “Golf V”. Gjatë këqyrjes së automjetit, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të djegura pjesërisht, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Golf”, i konstatuar i djegur, ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan më datë 31.07.2025, pasi kishte bërë kallëzim pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, se i kishin vjedhur këtë automjet.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në zonën ku mund të kenë lëvizur autorët e dyshuar dhe po bashkëpunohet me DVP Tiranë, Lezhë e Kukës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.